Lajme Komunikatë për Media


12/03/2019

Komunikatë për Media

Prishtinë, 12.03.2019

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, informon të gjithë qytetarët se është duke monitoruar me kujdes të shtuar të gjitha operimet e kompanive ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”  pas aksidentit tragjik të kompanisë ajrore Ethiopian Airlines të datës 10 mars 2019, në të cilin humbën jetën 157 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit.

AAC siguron të gjithë qytetarët se do të veprojë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, duke marrë në konsideratë edhe udhëzimet apo direktivat e Agjencisë Evropiane për Siguri të Aviacionit (EASA) për të ofruar një siguri të lartë të operimeve ajrore në Republikën e Kosovës.

 

Zyra për Komunikim me Publik

 Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës

Lagjja Arbëria, Rruga Ahmet Krasniqi” Nr.208, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Tel: +383 38 248 629 ext.106 – Fax: +383 38 211 009 – Web: www.caa-ks.org