Lajme Kalibirimi i pajisjeve përmes ajrit


10/09/2020

Kalibrimi i instalimeve aeronautike nga ajri është kërkesë që buron nga Shtojca 10 e ICAO-së që është transpozuar në rendin tonë ligjor përmes Rregullores 03/2011 të AAC-së. Procesi i kalibrimit është i obligueshëm me rastin e instalimit të pajisjeve apo ndryshimin e instalimit apo konfigurimit të tyre.

Për disa pajisje të ndjeshme, siç janë pajisjet e navigimit, sistemet për aterrim dhe ato për ndriçim të pistës, kalibrimet duhet të realizohen edhe në baza periodike, për të garantuar cilësinë dhe saktësinë e sinjalit si dhe mbulueshmërinë.

Këto kalibrime realizohen nga ajri, përmes fluturakeve të veçanta dhe nga organizata të certifikuara për këtë lloj shërbimi. Një fluturim i tillë rutinor është realizuar edhe sot mbi qiellin e Kosovës dhe ka pasur për qëllim kalibrimin e pajisjeve të navigimit dhe sistemin e ndriçimit PAPI.