Lajme Inspektoret e AACK-së realizuan një takim me përfaqësuesit e Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit të Komunë së Gjakovës


16/08/2019

Inspektoret e AACK-së vazhdojnë takimet me  përfaqësues të ministrive, komunave dhe palëve tjera të interesit,   lidhur me mbikëqyrjen e implementimit të Rregullores Nr. 03/2019 për Shënjimin e Pengesave dhe Rregullores nr. 09/2018 mbi Zonat Mbrojtëse të Aerodromit. Me 15.08.2019 Z. Minir Istrefi dhe Z. Burim Dinarama realizuan takimin me përfaqësuesit e Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit të Komunë së Gjakovës Z. Arben Bakalli dhe Znj. Elida Bejtullahu.

Takimi me Drejtorinë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit të Komunë së Gjakovës kishte për qëllim prezantimin e rregullave dhe procedurave për shënjimin e pengesave dhe për  zonat mbrojtëse të aerodromit. Gjatë takimit janë diskutuar  sfidat e implementimit të plotë të Rregulloreve Nr. 09/2018 për zonat mbrojtëse të aerodromit dhe Rregullores Nr.  03/2019 për shënjimin e pengesave dhe veprimet të cilat duhet të ndërmerren nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit të Komunës se Gjakovës, për të qenë në përputhje me standardet e aplikueshme, po ashtu inkurajuam ata qe t’ vazhdojmë bashkëpunimin ndërinstitucional në mënyrë që të koordinohemi sa më mirë në zbatimin e këtyre Rregulloreve.

AACK do te jetë e hapur të asistoj në interpretimin e standardeve te aplikueshme për të siguruar implementimin e plote të Rregullores Nr. 03/2019 për Shënjimin e Pengesave dhe Rregullores nr. 09/2018 mbi Zonat Mbrojtëse të Aerodromit.