Lajme Inspektoret e AAC-së në takim me përfaqësuesit e Departamentit për Planifikim Hapësinor MMPH
06/08/2019
Inspektoret e Autoritetit të Aviacionit Civil vazhdojnë takimet me përfaqësues të ministrive, komunave dhe palëve tjera të interesit, lidhur me mbikëqyrjen e implementimit të Rregullores Nr. 03/2019 për Shënjimin e Pengesave dhe Rregullores nr. 09/2018 mbi Zonat Mbrojtëse të Aerodromit. Me 06.08.2019 z. Minir Istrefi dhe z. Emir Hiseni realizuan takimin me Udhëheqësin e Departamentit për Planifikim Hapësinor, Ndërtim dhe Banim z. Servet Spahiu dhe znj. Suzana Goranci.
Takimi me Udhëheqësit e Departamentit për Planifikim Hapësinor, Ndërtim dhe Banim kishte për qëllim prezantimin e rregullave dhe procedurave për shënjimin e pengesave dhe për zonat mbrojtëse të aerodromit. Gjatë takimit janë diskutuar sfidat e implementimit të plotë të Rregulloreve Nr. 09/2018 për zonat mbrojtëse të aerodromit dhe Rregullores Nr. 03/2019 për shënjimin e pengesave dhe veprimet të cilat duhet të ndërmerren nga departamentit përkatëse në MMPH, për të qenë në përputhje me standardet e aplikueshme, po ashtu inkurajuam ata që t’ vazhdojmë bashkëpunimin ndërinstitucional në mënyrë që të koordinohemi sa më mirë në zbatimin e këtyre Rregulloreve.
AAC do të jetë e hapur të asistoj në interpretimin e standardeve të aplikueshme për të siguruar implementimin e plotë të Rregullores Nr. 03/2019 për Shënjimin e Pengesave dhe Rregullores nr. 09/2018 mbi Zonat Mbrojtëse të Aerodromit.