Lajme Inspektorët e AAC-së kanë kryer tri inspektime në platformë të mjeteve ajrore të operatorëve të huaj (SAFA


19/07/2019

Në kuadër të planit vjetor të inspektimeve, inspektorët e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës kanë kryer tri inspektime në platformë të mjeteve ajrore të operatorëve të huaj (SAFA), të cilët operojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Janë inspektuar aeroplanët e këtyre kompanive ajrore: Edelweiss Air AG (EDW), Swiss International Air Lines (SWR), dhe Wizz Air UK (WUK).

Gjatë këtyre inspektimeve  nuk është konstatuar ndonjë gjetje.