Lajme Inspektorë nga AAC e Kosovës i bashkohen aktivitetit monitorues të inspektimit të Aeroportit të Tiranës


11/12/2020

Inspektorë nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës iu bashkuam sot aktivitetit monitorues të inspektimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës në kuadër të procesit të konvertimit të Certifikatës së Operimit të këtij aeroporti.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është i certifikuar sipas standardeve të Aneksit 14 të ICAOs. Në momentin kur aviacioni civil shqiptar i afrohet çdo ditë e më shumë standardeve të Bashkimit Evropian, konvertimi i kësaj certifikate në përputhje me standardet e BE është i pashmangshëm dhe një sfidë për të demonstruar performancën e duhur si të rregullatorit ashtu edhe të industrisë.

Falë përkushtimit të grupit certifikues të AAC dhe mbështetjes së Inspektorëve nga Kosova, ky proces ka avancuar.