Lajme ANP “Adem Jashari” ka shërbyer 2,165,749 udhëtarë në vitin 2018, 14.61% më shumë se vitin 2017


17/01/2019

Gjatë vitit 2018 Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shërbyer gjithsej 2,165,749 udhëtarë, sipas statistikave që ka mbledhur operatori LKIA. Ky numër udhëtarësh përfaqëson rritje dy shifrore prej 14.61% që janë shërbyer në këtë aeroport në krahasim me vitin e kaluar (1,889,659).

Muajt të cilët kanë pasur numrin më të lartë janë gushti me 275,057 dhe korriku me 256,317,  ndërsa muajt më të ulët ishin janari me 144,352 dhe shkurti me 123,921. Ngritja dyshifrore ishte pothuajse në të gjithë muajt e vitit përveç muajve prill dhe korrik.

Gjatë vitit 2018 në Prishtinë janë realizuar 8,388 fluturime, apo 11.72% më shumë se vitin e kaluar. Muaji me më së shumti fluturime ishte ai i gushtit me 1,010 fluturime, ndërsa muaji me më së paku fluturime ishte muaji shkurt me 472 fluturime.

Prej destinacioneve Cyrihu përbën 16.2% të tërë trafikut të udhëtarëve, Bazeli (BSL/MLH) –  13.3%, Dyseldorfi – 9.4%, Shtutgarti – 7.5%, Stambolli (IST) – 7.1%, Gjeneva – 6.2%, Mynihu – 5.5% dhe Stambolli (SAW) – 4.6%. Prej shteteve, prin Zvicra me 36% të trafikut të përgjithshëm nga Prishtina, e pasuar nga Gjermania me 31%, Turqia me 16%, Austria me 5%, Anglia me 3% e kështu me radhë.

Prej kompanive ajrore, prin Germania me 321,499 udhëtarë të shërbyer gjatë vitit 2018 për në dhe nga Prishtina, e pasuar nga Easy Jet me 241,809, Edelweiss – 240,200, Orange2fly 200,278, Turkish Airlines – 179,218, Eurowings – 163,982, Adria – 157,931 e kështu me radhë.

Sa i përket destinacioneve të mëtejmë prej Prishtinës, prin Nju Jorku (JFK), pasuar nga Londra (Heathrow), Çikago, Frankfurti, Cyrihu dhe Kopenhaga.

Bartja e mallrave dhe postës përmes ajrit ka shënuar rritje prej 2%.

Statistikat e plota gjenden këtu.