Lajme Ftesë për ofertë / Shprehje interesi për marrje të objektit me qira


02/07/2019

 Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovë

            Shpall   

Ftesë për ofertë / Shprehje interesi

 Për marrje të objektit me qira

 

Ftohen të gjithë të interesuarit për paraqitjen e ofertave për dhënie me qira të objekteve afariste, si më poshtë:

Të gjithë të interesuarit mund të shprehin interesimin e tyre duke dorëzuar ofertat në pliko të mbyllur në AACK,  në Departamentin e Administratës,  rr: Ahmet Krasniqi, Nr 208, Prishtinë nga data 03 Korrik 2019 deri më datën 10 Korrik 2019, në ora 15:00.

Të gjitha ofertat e pranuara pas kësaj datë,  nuk do të merren parasysh nga komisioni vlerësues, dhe do të konsiderohen të pavlefshme.

Oferta duhet të dorëzohet së bashku me dokumentacionin e nevojshëm mbi pronësinë, dokumentacionin shtesë sipas specifikacion teknik dhe me një prezantim të shkurtër të objektit të ofruar për qiramarrje me fotot përkatëse dhe po ashtu me çmimin e ofertuar për qira mujore të objektit.

Dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë i nënshkruar nga pronari i objektit ose personi i autorizuar, në këtë rast duhet të bashkëngjitet edhe autorizimi përkatës.

Ofertuesit të suksesshëm do t’i ofrohet kontrata për qiramarrje në afat prej tri  (3) viteve me mundësi vazhdimi edhe për tri  (3) vite tjera me kusht të pajtimit të dyanshëm.

Specifikacioni teknik për kushtet të cilat duhet t’i plotësojë objekti mund të kërkohet nëpërmes adresës elektronike: sadete.r.krasniqi@caa-ks.org

AACK mban të drejtën të kërkojë edhe informata dhe dokumente shtesë nga ofertuesit të cilët do të shprehin interesimin e tyre