Lajme Ftesë për ofertë / Shprehje interesi për marrje të objektit me qira


01/08/2019

Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës

Shpall

Ftesë për ofertë / Shprehje interesi

Për marrje të objektit me qira

Ftohen të gjithë të interesuarit për paraqitjen e ofertave për dhënie me qira të objekteve afariste, si më poshtë:

• Të gjithë të interesuarit mund të shprehin interesimin e tyre duke dorëzuar ofertat në pliko të mbyllur në AACK, në Departamentin e Administratës, rr: Ahmet Krasniqi, Nr 208, Prishtinë nga data 01 Gusht 2019 deri më datën 07 Gusht 2019, në ora 15:00.

• Të gjitha ofertat e pranuara pas kësaj date, nuk do të merren parasysh nga komisioni vlerësues, dhe do të konsiderohen të pavlefshme.

• Oferta duhet të dorëzohet së bashku me dokumentacionin e nevojshëm mbi pronësinë, dokumentacionin shtesë sipas specifikacion teknik dhe me një prezantim të shkurtër të objektit të ofruar për qiramarrje me fotot përkatëse dhe po ashtu me çmimin e ofertuar për qira mujore të objektit.

• Dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë i nënshkruar nga pronari i objektit ose personi i autorizuar, në këtë rast duhet të bashkëngjitet edhe autorizimi përkatës.

• Ofertuesit të suksesshëm do t’i ofrohet kontrata për qiramarrje në afat prej tri (3) viteve me mundësi vazhdimi edhe për tri (3) vite tjera me kusht të pajtimit të dyanshëm.

• Specifikacioni teknik për kushtet të cilat duhet t’i plotësojë objekti mund të kërkohet nëpërmes adresës elektronike: sadete.r.krasniqi@caa-ks.org

• AACK mban të drejtën të kërkojë edhe informata dhe dokumente shtesë nga ofertuesit të cilët do të shprehin interesimin e tyre

Me respekt,