Lajme Edhe gjatë muajit tetor ka vazhduar rritja signifikante e trafikut ajror në ANP “Adem Jashari”


08/11/2021

Një numër prej 195,692 udhëtarë kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” gjatë muajit tetor. Në krahasim me muajin tetor 2020 kjo shifër tregon një rritje prej 25% ndërsa në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2019 ka rritje prej 4%. Në periudhën janar – tetor të këtij viti përmes ANP “Adem Jashari” kanë fluturuar gjithsej 1,818,857 udhëtarë që përfaqëson një rritje prej 106% në krahasim me vitin 2020 dhe rënie prej 1.4% në krahasim me vitin 2019 me të njëjtën periudhë të vitit.