Lajme Drejtori i Përgjitshëm z. Berisha, dje priti në takim delegacionin e KFOR-it z. Marco Farao, z. Di Peco dhe z. Csaba


31/07/2019

Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, z. Eset Berisha, dje priti në takim delegacionin e KFOR-it në përbërje të shefit për operime ajrore J3 Air, z. Marco Farao, i cili po e përfundon misionin dhe të emëruarit të ri në këtë post z. Di Peco dhe z. Csaba Katona, zyrtar i operimeve.

Drejtori Berisha, vlerësoi pozitivisht nivelin e bashkëpunimit në mes KFOR dhe AACK-së dhe falënderoi z. Farao për bashkëpunim gjatë mandatit të tij. Ai gjithashtu, mirëpriti emërimin e z. Di Peco në këtë detyrë dhe shprehu gatishmërinë e AACK-së për të vazhduar bashkëpunimin e fuqishëm me KFOR-in në të ardhmen.

Zyra për Komunikim  me Publikun