Lajme Drejtori i përgjithshëm z. Eset Berisha mbajti takimin përmbylles të vizitës nga përfaqësuesit e Agjencisë Evropiane për Siguri të Aviacionit


13/02/2020

Pas tre ditë qëndrimi delegacioni i lartë të zyrtarëve për siguri të transportit ajror të Agjencisë Evropiane për Siguri të Aviacionit, në takimin përmbledhës në udhëheqëje të Drejtorit të përgjithshëm z. Eset Berisha me përfaqësuesit e institucioneve auronautike dhe bashkëpunëtor kanë përmbyllur vizitën në Autoritetin e Aviacionit Civil.

Drejtori i përgjithshëm z. Eset Berisha ka falënderuar përfaqësuesit nga Agjencia Evropiane për Siguri të Aviacionit për vizitën dhe bashkëpunimin që kanë ofruar gjatë ditëve të qëndrimit në vendin tonë.

Delegacioni evropian gjatë qëndrimit në Republikën e Kosovës ka vizituar të gjitha institucionet aeronautike të vendit tonë përfshirë këtu AAC, MIA, MPB dhe KHAIA. Pas kësaj vizite pritet të lëshohet një raport vlerësues për nivelin e zbatimit të marrëveshjes ECAA nga institucionet aeronautike të Republikës së Kosovës.

Zyra për Komunik me Publikun