Lajme Drejtori i Përgjithshëm z. Eset Berisha priti sot në një vizitë zyrtare Zëvendës Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë z. Jan-Alex Voss.


23/01/2020

z.Voss u interesua të informohej për së afërmi rreth zhvillimeve të aviacionit civil në Republikën e Kosovës në përgjithësi, mbarëvajtjen e operimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe për procesin e normalizimit të hapësirës ajrore. Z. Voss  njëkohësisht u shpreh shumë i kënaqur që një kompani gjermane siç është “Eurowings” pjesë e grupit “Lufthansa”,  kishte dorëzuar letrën e  interesit për realizimin e fluturimeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit, e cila u mirëprit nga të gjithë.

z.Berisha informoi zëvendës ambasadorin rreth sfidave të Autoritetit të Aviacionit Civil në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtarë. Me tutje Z. Berisha e njoftoi z. Voss se Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës është duke punuar në mënyrë intensive së bashku me NATO-n dhe KFOR-in, në kuadër të takimeve të BANM (Balkans Airspace Normalization Meeting) për normalizimin sa më të shpejtë të hapësirës së ulët ajrore dhe hapjen sa më të shpejtë të korridoreve të reja ajrore. Normalizimi i hapësirës së ulët ajrore të Republikës së Kosovës  do të shpie në realizimin më të shpejtë të operimit të linjës ajrore në mes të Prishtinës dhe Beogradit, por edhe i linjave tjera në drejtim të shteteve fqinje. Z. Berisha në të njëjtën kohë e siguroi zëvendës Ambasadorin Gjerman se Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës do të jap përkrahjen e plotë në realizimin e këtij fluturimi nga kompania gjermane “Lufthansa”.

 

Zyra për Komunikm me Publik