Lajme Drejtori i Përgjithshëm takoi Drejtor Ekzekutiv të Asociacionit të Komunave


20/08/2020

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil z. Ejupi priti sot në takim pune z. Sazan Ibrahimi, Drejtor Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Drejtori i Përgjithshëm i AAC-së njoftoi z. Ibrahimi rreth detyrave dhe përgjegjësive të AAC-së lidhur me aktivitetet aeronautike të aviacionit të përgjithshëm në hapësirën e ulët ajrore të Republikës së Kosovës.

Palët u dakorduan të dërgojnë një njoftim zyrtar te kryetarët e të gjitha komunave të Republikës së Kosovës me informatën që në të ardhmen çfarëdo kërkese nga organizatorët për aktivitete aeronautike brenda territorit të Komunave përkatëse të jetë e shoqëruar me aprovim të lëshuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës.