Lajme Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës z. Eset Berisha, nënshkroi sot Rregulloren AAC nr. 04/2019


02/07/2019

Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës z. Eset Berisha, nënshkroi sot Rregulloren AAC nr. 04/2019 Mbi Vendosjen e Kërkesave për Ndarjen e Kanaleve të Komunikimit me Zë për Qiellin e Vetëm Evropian. Kjo rregullore zbatohet për të gjitha fluturimet brenda hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës, për të cilat ofrohen shërbime të trafikut ajror në përputhje me Rregulloren (AAC) Nr. 09/2009 për ofrimin e shërbimeve të navigacionit ajror në Qiellin e Vetëm Evropian plotësuar nga Rregullorja Nr. 01/2016 dhe Marrëveshjet Ndërkombëtare në fuqi​.