Lajme Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit  Aviacionit Civil, Eset Berisha në hapjen e punetorisë rajonale për “Veglat e vlerësimit të personelit të Meteorologjisë”  


10/04/2019

Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit  Aviacionit Civil, Eset Berisha në hapjen e punetorisë rajonale për “Veglat e vlerësimit të personelit të Meteorologjisë”   përshendeti pjesmarresit nga Shqipëria, Bosnia dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Kosova, të cilët po marrin pjesë në këtë punëtori  dy ditore e cila është  organizuar  nga Autoriteti  Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës në bashkpunim me  Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, e përkrahur nga Bashkimi Evropian përmes instrumentit të Asistencës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit (TAIEX).

Drejtori Berisha, theksoi rëndesinë e kësaj punëtorie të organizuar në vendin tonë duke e dhënë një vështrim të shkurtër për fillet e aviacionit civil në vendin tonë dhe rezultatet e arritura nga AAC dhe AShNA deri më sot, ai tha se “në fillimin e punës tonë ne nuk kishim njohuri por kishim vullnetin dhe dëshirën për të mësuar, tani kemi njohuri por edhe vullnet për të mësuar edhe më shumë”.  Angazhimet dhe punëtoritë e tilla do të ndihmojnë që bashkëpunimi jonë ndër-rajonal të ofroj mundësi për zhvillim edhe më të mirë aviacionin civil.