Lajme Drejtori i Përgjithshëm i AAC-së z. Eset Berisha me bashkëpunëtorë në vizit zyrtare në Doganën e Kosovës


01/08/2019

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, z. Eset Berisha me bashkëpunëtorë, ishin sot në vizitë zyrtare në Doganën e Kosovës ku është pritur nga Drejtori i përgjithshëm, Z. Bahri Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në këtë takim u diskutua rreth bashkëpunimit të ndërsjellë institucional në fushën e standardeve  të sigurisë së aviacionit civil, në veçanti në aktivitetet e AAC-së në funksion të zbatimit të legjislacionit përkatës dhe rritjes së sigurisë së operimeve ajrore me mjete ajrore pa pilot (dronëve) dhe bashkëpunimin e dy institucioneve përkatëse në parandalimin e aktiviteteve të rrezikshme për sigurinë e aviacionit siç janë sulmet laserike.

Drejtori i përgjithshëm i AAC-së, z. Berisha informoi të pranishmit për detyrat dhe përgjegjësitë e AAC-së në këtë fushë me rol jashtëzakonisht të madh në siguri të aviacionit civil si dhe për aktivitetet dhe planet e AAC-së në drejtim të parandalimit të aktiviteteve të rrezikshme për sigurinë e aviacionit.

Në anën tjetër Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z. Bahri Berisha theksoi gatishmërinë e tij dhe të Doganës së Kosovës për bashkëpunim të plotë në të gjitha fushat e interesit reciprok.