Lajme Drejtori Ejupi ka mbajtur takim pune me zëvendës ambasadorin gjerman


15/07/2020

Drejtori Ejupi ka mbajtur dje një takim pune me zëvendës ambasadorin gjerman z. Jan-Axel Voss.

Në Gjermani jeton pjesa më e madhe e diasporës, dhe 33% e trafikut ajror nga Kosova zhvillohet me shtetin e Gjermanisë. Zhvillimi i aviacionit civil në mes dy shteteve, zhvillimi i një tregu të hapur dhe konkurrues dhe ndikimi i pandemisë në industrinë e aviacionit ishin disa nga temat që u diskutuan.

Me zëvendës ambasadorin gjerman z. Jan-Axel Voss në mes tjerash z. Ejupi diskutoi edhe për normalizimin e hapësirës ajrore të Kosovës si dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare të aviacionit civil.