Lajme Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, nënshkroi Rregulloren (AAC) nr. 02/2019 për gjobat dhe masat administrative të shqiptuara nga Autoritetit i Aviacionit Civil


26/04/2019

 

Sot z. Eset Berisha, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil,  nënshkroi Rregulloren (AAC) nr. 02/2019 për gjobat dhe masat administrative të shqiptuara nga Autoritetit i Aviacionit Civil. Kjo Rregullore ka për qëllim të përcaktojë kornizën e gjobave administrative ndaj personave që bëjnë ndërhyrje në aktivitetet e AAC-së dhe bëjnë shkelje të dispozitave ligjore dhe rregullative të aviacionit civil në Republikën e Kosovës. Pos tjerash në te përcaktohen edhe mënyra e marrjes së vendimeve për shqiptim të gjobave dhe masave administrative dhe afatet kohore për pagesën e tyre. Kjo Rregullore hyn në fuqi nga 3 maji i këtij viti.