Lajme Distancim nga prononcimet publike të grupit sindikal “Sindikata e Punëtorëve të AAC-së – SPAAC”


27/07/2022

Më poshtë mund të gjeni reagimin e përgatitur nga personeli i AAC-së (jo anëtarë të Sindikatës) lidhur me pronocimet e Sindikatës për çështjet e sigurisë së aviacionit civil.

Përmes kësaj komunikate, njoftojmë publikun dhe institucionet relevante se personeli i Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës distancohet nga prononcimet publike të grupit sindikal “Sindikata e Punëtorëve të AAC-së – SPAAC” lidhur me sigurinë në aviacionin civil në Republikën e Kosovës, si dhe lidhur me punën profesionale të personelit përgjegjës në AAC.

Dëshirojmë të nënvizojmë se siguria e përgjithshme në aviacionin civil në Republikën e Kosovës është në përputhje me legjislacionin dhe standardet në fuqi për avicionin civil. Mbikëqyrja e sigurisë në avicionin civil kryhet nga stafi përgjegjës në mënyrë profesionale, të pandikuar nga askush dhe në përputhje me kërkesat ligjore dhe përgjegjësitë e secilit individ veç e veç, të cilat janë të përshkruara qartë në përshkrimin e detyrave të punës.

Për hir të korrektësisë, ju njoftojmë se personeli i AAC-së përbëhet nga 28 punonjës, shumica e të cilëve (përveç 10 punonjësve) nuk jemi anëtarë të Shoqatës sindikale “SPAAC”.