Lajme Deri në muajin tetor 2022, 41% më shumë udhëtarë kanë fluturuar për dhe nga ANP “Adem Jashari”


11/11/2022

Gjatë muajit tetor rritja e trafikut ajror në ANP “Adem Jashari” ishte 25% në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2021. Në krahasim me vitin para pandemisë rritje e trafikut për periudhën e njejtë është 30%. Në total, që nga fillimi i vitit deri në muajin tetor mbi 2.5 milion udhëtarë kanë udhëtuar për dhe nga ANP “Adem Jashari”, 41% më shumë se vitin e kaluar.