Lajme Demant për artikullin e publikuar në portalin “Zëri”


21/08/2019

Duke iu referuar artikullit në portalin “Zëri” të datës 21.08.2019, ora 10:23, ku thuhet që AAC ka mbyllur Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, njoftojmë publikun që ky lajm nuk është i vërtetë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është i hapur dhe është duke operuar, por për shkak të grevës ka disa anulime dhe vonesa të fluturimeve.

Ashtu siç ka qenë e njoftuar nga Sindikata e Pavarur e Punëtorëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, greva e punëtorëve ka vazhduar edhe sot, dhe është e planifikuar të zgjasë deri në ora 14:00.

AAC si edhe ditëve të tjera edhe sot është duke monitoruar për së afërmi rrjedhën e operimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Zyra për Komunikim me Publikun