Lajme AAC vazhdon me realizimin e planit vjetor të inspektimeve SAFA


22/10/2020

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës vazhdon me realizimin e planit vjetor të inspektimeve në platformë, për vlerësim të sigurisë së aeroplanëve të huaj (SAFA – Safety Assessment of Foreign Aircraft). Gjatë muajit tetor 2020, deri më tani, Inspektorët e Departamentit të Sigurisë së Fluturimeve kanë kryer pesë inspektime SAFA të mjeteve ajrore të operatorëve të cilët operojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Gjatë këtyre inspektimeve nuk është konstatuar ndonjë gjetje nga ana e inspektorëve të AAC-së.