Lajme AAC organizoi punëtorinë lidhur me implementimin e rregulloreve për zonat mbrojtëse të aerodromeve dhe për shënjimin e pengesave


31/10/2019

Autoriteti i  Aviacionit Civil i Kosovës  ka organizuar sot punëtorinë  lidhur me implementimin e Rregullores Nr. 09/2018 për zonat mbrojtëse të aerodromit dhe Rregullores Nr. 03/2019 për shënjimin e pengesave, me qëllim të prezantimit të kërkesave dhe sqarimeve rreth rolit dhe obligimeve që dalin nga këto Rregullore.

Në hapje të kësaj punëtorie Drejtori i Përgjithshëm Eset Berisha përshëndeti të pranishmit njëherit falënderoi për bashkëpunimin  dhe kontributin që mund të japin palët e interesit gjatë kësaj punëtorie.

Në këtë punëtori ishin të pranishëm një numër i madhe i përfaqësuesve të institucioneve si  palë të interesit të cilët kontribuuan me komentet dhe diskutimet e tyre gjatë prezantimit të këtyre rregulloreve.

Zyra për Komunikim me Publikun