Lajme AAC ka inspektuar disa aeropalnë në platformë të aviokompanive të ndryshme të cilat operojnë në ANP “Adem Jashari”.


06/05/2019

Komunikatë për Media

 

Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës, gjatë kësaj jave ka inspektuar disa aeropalnë në platformë të aviokompanive të ndryshme të cilat operojnë në ANP “Adem Jashari”.

Gjatë këtyre inspektimeve nuk janë vërejtur parregullsi në paisje apo përgatitje të personelit të aeroplanëve, të cilët do të ishin të nivelit të lartë për rrezikim të sigurisë së fluturimit.

Gjithashtu, bashkë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, AAC është duke e hetuar rastin i shfrytëzimit të aeroplanëve nga aviokompanitë tjera të cilat nuk operojnë rregullisht në vendin tonë.

AACK mbetet e përkushtuar për të ofruar një ambient të sigurt për zhvillimin e operimeve të aviacionit civil në vendin tonë.

 

Zyra për Marrëdhënie me Publik

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës

Lagjja Arbëria, Rruga Ahmet Krasniqi Nr.208, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Tel: +383 38 248 629 ext.106  +383 45 861 691- Fax: +383 38 211 009 – Web: www.caa-ks.org