Lajme AAC organizoi punëtorinë lidhur me implementimin e rregulloreve për zonat mbrojtëse të aerodromeve dhe për shënjimin e pengesave
31/10/2019
Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës ka organizuar sot punëtorinë lidhur me implementimin e Rregullores Nr. 09/2018 për zonat mbrojtëse të aerodromit dhe Rregullores Nr. 03/2019 për shënjimin e pengesave, me qëllim të prezantimit të kërkesave dhe sqarimeve rreth rolit dhe obligimeve që dalin nga këto Rregullore.
Në hapje të kësaj punëtorie Drejtori i Përgjithshëm Eset Berisha përshëndeti të pranishmit njëherit falënderoi për bashkëpunimin dhe kontributin që mund të japin palët e interesit gjatë kësaj punëtorie.
Në këtë punëtori ishin të pranishëm një numër i madhe i përfaqësuesve të institucioneve si palë të interesit të cilët kontribuuan me komentet dhe diskutimet e tyre gjatë prezantimit të këtyre rregulloreve.
Zyra për Komunikim me Publikun