Menaxhimi i sigurisë dhe cilësisë në AAC


Menaxhimi i sigurisë

Sistemi për menaxhim të sigurisë brenda AAC-së funksionon duke u bazuar në kërkesat për autoritetet rregullatore të aviacionit civil që vijnë nga Rregulloret e BE-së dhe në standardet për Programin Shtetëror të Sigurisë (PShS) nga Aneksi 19 i ICAO-së, “Menaxhimi i Sigurisë”.

Në kuadër të Programit Shtetëror të Sigurisë janë të formalizuara nivele të ndryshme për trajtimin e qështjeve të sigurisë. Në nivel të shtetit nga Kryeministri është emëruar dhe funksionon Komiteti i PShS-së ndërsa në nivel të AAC-së për trajtimi të qështjeve të sigurisë është emëruar Këshilli i Sigurisë. Drejtori i Përgjithshëm i AAC-së është person i emëruar përgjegjës për zbatimin e PShS-së brenda Republikës së Kosovës.

AAC ka hartuar politikën e sigurisë, ka fuqizuar legjislacionin e nevojshëm, vlerëson gjithnjë nivelin e plotësimit të standardeve për menaxhim të sigurisë (GAP analiza), ka funksionalizuar sistemin për raportim, analizim dhe distribuim të ndodhive në aviacion, ka emëruar, trajnuar dhe akredituar inspektorë për mbikqyrje të sigurisë, certifikon dhe licencon opertatorë të industrisë së aviacionit civil dhe promovon sigurinë brenda kësaj industrie.

Menaxhimi i cilësisë

AAC ka ngritur dhe certifikuar sistemin për menaxhim të cilësisë brenda organizatës që nga viti 2013. Certifikata e fundit është lëshuar në nëntor të vitit 2016 nga TÜV Austria në bazë të Standardit ISO 9001:2015.

Sistemi i menaxhimit i shërben AAC-së për një menaxhim më efikas të proceseve të punës dhe të organizatës në përgjithësi.

AAC identifikon dhe përshkruan të gjitha proceset e punës, i  realizon, evidenton rezultatet dhe bën matjen e realizimit krahas planifikimeve dhe objektivave, planifikon punën në bazë të objektivave strategjike, planifikon menaxhimin e rrezikut dhe matë kënaqshmërinë e përdoruesve të brendshëm dhe të jashtëm.  Përmirësimi i vazhduesheshëm është parim që e percjell punën e AAC-së.

Politika e Sistemit të Menaxhimit të Aviacionit Civil

Siguria është prioritet në të gjitha aktivitetet e AAC-së. Ne jemi të përkushtuar për zhvillimin, zbatimin dhe përmirësimin e strategjive, sistemeve të menaxhimit, kornizave rregullatore dhe proceseve për të siguruar që aktivitetet e aviacionit nën mbikëqyrjen tonë të mbajnë nivelin më të lartë të mundur të performancës së sigurisë, të jenë efikase dhe të përmbushin standardet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Për këtë qëllim ne do të:

  • Vendosim dhe zbatojmë kërkesat dhe standardet legjislative dhe rregullatore që janë në përputhje me ICAO dhe acquis të BE-së në aviacion;
  • Kemi një qasje të bazuar në të dhëna dhe të bazuar në performancë, në aktivitetet e mbikëqyrjes së industrisë;
  • Identifikojmë trendet e sigurisë brenda industrisë së aviacionit dhe praktikojmë një qasje të bazuar në rreziqe për të adresuar fushat me shqetësim ose nevojë më të madhe të sigurisë;
  • Monitorojmë, masim dhe përmirësojmë performancën e sigurisë së sistemit tonë të aviacionit në mënyrë të vazhdueshme përmes treguesve të përgjithshëm të sigurisë së shtetit, si dhe treguesve të performancës së sigurisë së ofruesve të shërbimeve;
  • Monitorojmë qëndrueshmërinë financiare të operatorëve në dobi të performancës së sigurisë dhe jemi të kujdesshëm që tarifat që i vendosen operatorëve të jenë objektive, transparente dhe jo-diskriminuese;
  • Bashkëpunojmë, konsultohemi dhe të komunikojmë me industrinë e aviacionit dhe palët e tjera të interesit për të adresuar çështjet e sigurisë dhe për të përmirësuar vazhdimisht sigurinë e aviacionit;
  • Promovojmë praktikat e mira të sigurisë dhe një kulture pozitive të sigurisë organizative në përputhje me parimet e kulturës së drejtë “JUST Culture” brenda industrisë dhe komunitetit të aviacionit civil bazuar në parime të shëndosha të menaxhimit të sigurisë;
  • Inkurajojmë mbledhjen, analizën dhe shkëmbimin e informacioneve të sigurisë në të gjitha organizatat përkatëse të industrisë dhe ofruesit e shërbimeve, me synimin që një informacion i tillë të përdoret vetëm për qëllime të menaxhimit të sigurisë;
  • Sigurojmë burime të mjaftueshme njerëzore të afta dhe të trajnuara për të zbatuar strategjinë dhe politikën e sigurisë;
  • Sigurojmë buxhet dhe fonde të nevojshme për zbatimin e strategjisë dhe politikës së sigurisë;
  • Themelojmë, zbatojmë dhe mirëmbajmë sistemin e menaxhimit të cilësisë brenda organizatës, i cili do të sigurojë plotësimin e kërkesave rregullatore, do të fokusohet tek përdoruesit e shërbimeve tona, duke matur kënaqësinë e tyre, duke u përpjekur për të ofruar shërbime të cilësisë më të lartë, duke përmirësuar vazhdimisht efektivitetin dhe efikasitetin e punës tonë, duke monitoruar performancën tonë kundrejt objektivave të përcaktuara, duke menaxhuar rreziqet tona dhe duke përfshirë personelin në proceset e punës.

Vlerësimet apo sugjerimet tuaja në lidhje me shërbimet e AAC-së ju lutemi dërgoni në Departamentin për Siguri dhe Cilësi:  lendita.kika@caa-ks.org