Lajme Vazhdon rritja solide e numrit të udhëtarëve në ANP “Adem Jashari”
04/09/2012
Gjatë tre mujorit të dytë të vitit 2012 ka vazhduar rritja solide e numrit të udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Në prill kishte një rritje prej 7% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe numër nominal të udhëtarëve prej 119.484, në maj ngritje prej 10% dhe numër nominal të udhëtarëve prej 114.140 dhe në qershor poashtu ngritje prej 10% dhe numër nominal prej 131.983 udhëtarë.
Në gjysmën e parë të vitit, trafiku i udhëtarëve ka shënuar një ngritje prej 7% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Numri i operimeve gjatë muajve të tremujorit të dytë ishte -2, 4 dhe 5%. Numri i operimeve gjatë gjashtë muajve të parë ishte për 1% më i lart se në vitin e kaluar. Bartja e mallrave gjatë vitit deri në qershor ka pësuar rënie prej 2%.
Numri i operimeve gjatë kësaj periudhe ishte 3.072.
Kompanitë me më së shumti udhëtarë në renditje ishin Germanwings, Edelweiss, Belle Air Europe, Adria Airways, Belair, Easyjet, Austrian Airlines dhe Turkish Airlines, të gjitha me mbi 45.000 udhëtarë. Destinacionet me më së shumti udhëtarë në pjesën e parë të vitit ishin Cyrihu me 130.988 pasuar nga dy aeroportet në Stamboll me gjithsejtë 68.812, pastaj Mynihu me 57.834, Dyzeldorfi me 56.679 dhe Vjena me 54.992 udhëtarë.