Lajme AAC organizoi për herë të parë provimin për testin e njohurive për sistemet e mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) të Kategorisë 3


20/10/2020

Në vazhdën e aktiviteteve rregullatore të parapara me legjislacionin në fuqi më datë 9 tetor 2020 Autoriteti i Aviacionit Civil organizoi për herë të parë provimin për testin e njohurive për sistemet e mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) të Kategorisë 3.

Këtij provimi i është nënshtruar z. Venhar Sylka i cili ka kaluar me sukses këtë test. Me këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i AAC-së z. Bujar Ejupi ndau certifikatën e parë për këtë kategori të sistemeve të mjeteve ajrore pa pilot, duke i uruar z. Sylka suksese dhe operime të sigurta në të ardhmen.

Operimet e sistemeve të mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) janë të rregulluara me Rregulloren e AAC-se nr. 01/2017.