Lajme Inspektorët e AAC-së kanë monitoruar dhe inspektuar operimin e balonës


21/11/2020

Më datë 20 nëntor 2020 inspektorët e AAC-së kanë monitoruar dhe inspektuar operimin e balonës me ajër të nxehtë, i cili u realizua në qytetin e Prishtinës. Ky operim u realizua në bashkëpunim me programin e UNICEF-it në Kosovë për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve (#WorldChildrensDay2020).