Lajme 𝐑𝐞𝐚𝐠𝐢𝐦 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐥𝐚𝐣𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐩𝐨𝐫𝐭𝐚𝐥𝐢 𝐈𝐧𝐝𝐞𝐤𝐬𝐨𝐧𝐥𝐢𝐧𝐞.𝐧𝐞𝐭 𝐭ë 𝐝𝐭. 𝟑𝟏 𝐦𝐚𝐫𝐬 𝟐𝟎𝟐𝟏 𝐦𝐞 𝐭𝐢𝐭𝐮𝐥𝐥 “𝐊𝐮 𝐢 𝐥𝐚 𝟏𝟕 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧 𝐞𝐮𝐫𝐨 𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐢 𝐀𝐯𝐢𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐂𝐢𝐯𝐢𝐥?”


01/04/2021

Lajmi përmban informacione të pavërteta dhe shpifje ndaj institucionit dhe Drejtorit të Përgjithshëm.Më 31 mars 2021, portali www.indeksonline.net ka publikuar lajmin “Ku i la 17 milionë euro Autoriteti i Aviacionit Civil?”Për sqarim, më 1 janar 2009 ka hyrë në fuqi Rregullorja Nr. 2008/7 e Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit e cila në bazë të nenit 25.I (c) të Ligjit Nr. 03/L-051 mbi Aviacionin Civil ka miratuar Rregulloren për përcaktimin e tarifës së sigurisë së udhëtarëve që udhëtojnë me fluturime komerciale nga Kosova. Në nenin 2 të kësaj Rregulloreje pika 2.1 thuhet që: “Çdo person që udhëton me fluturime komerciale nga Kosova do të paguaj një tarifë sigurie” dhe në pikën 2.2 thuhet që: “Shuma e kësaj tarife sigurie është 2 euro (dy euro)”. Gjithashtu në këtë Rregullore theksohet që fondet e mbledhura nga kjo tarifë sigurie do t’i ndahen Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për mbulimin e shpenzimeve të tij operative në pajtim me Ligjin mbi Aviacionin Civil.Të hyrat e AAC-së depozitohen në llogarinë zyrtare bankare të krijuar nga Drejtori i Agjencisë së Thesarit të Ministrisë së Financave. Të hyrat nga tarifa e sigurisë së udhëtarëve regjistrohen në fillim të vitit, në përputhje me memorandumin e nënshkruar në mes të AAC-së dhe operatorit të ANP “Adem Jashari”. Këto të hyra transferohen 45 ditë pas përfundimit të çdo muaji. Çdo vit, Zyra e Kombëtare e Auditimit (ZKA) kryen auditimin e pasqyrave vjetore financiare të AAC-së për vitin e përfunduar. Ky auditim fokusohet në pasqyrat vjetore financiare, menaxhimin financiar dhe kontrollin e brendshëm (duke përfshirë menaxhimin dhe ekzekutimin e buxhetit) dhe sistemin e auditimit të brendshëm. Në raportin e ZKA-së, të pranuar në maj të vitit 2019, në konkluzionin e përgjithshëm thuhet se AAC-ja ka të dizajnuar sistem të mirë të kontrollit të brendshëm dhe menaxhimit financiar. Edhe për këtë vit, si viteve tjera, ZKA-ja ka dhënë “Opinion të Pamodifikuar” dhe ka konfirmuar se “pasqyrat financiare të AAC-së për vitin 2018 prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale”. Sipas këtij raporti, menaxhimi i buxhetit është bërë në harmoni të plotë me parimet e mirëfillta të menaxhimit financiar. Në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit nuk është dhënë asnjë rekomandim.Më poshtë janë listuar të gjitha të hyrat dhe buxheti në vitet 2009-2019 ku mund të shihet se sa para janë vjelur në emër të tarifës së sigurisë dhe sa para janë ndarë nga buxheti për Autoritetin e Aviacionit Civil:

Të hyrat nga tarifa e sigurisë – Buxheti i aprovuar

2009 1,140,584.00 840,543.00

2010 1,261,600.00 840,543.00

2011 1,286,414.00 750,498.00

2012 1,489,450.00 789,558.00

2013 1,634,706.00 782,881.00

2014 1,359,146.00 841,375.36

2015 1,512,842.00 924,836.00

2016 1,684,774.00 925,274.00

2017 1,847,534.00 895,274.00

2018 2,073,840.00 953,652.00

2019 2,332,434.00 1,000,236.00

𝐆𝐣𝐢𝐭𝐡𝐬𝐞𝐣 𝟏𝟕,𝟔𝟐𝟑,𝟑𝟐𝟒.𝟎𝟎 𝟗,𝟓𝟒𝟒,𝟔𝟕𝟎.𝟑𝟔