Lajme 𝐊𝐚 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐮𝐚𝐫 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐚 𝐬𝐢𝐠𝐧𝐢𝐟𝐢𝐤𝐚𝐧𝐭𝐞 𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤𝐮𝐭 𝐚𝐣𝐫𝐨𝐫 𝐧ë 𝐀𝐍𝐏 “𝐀𝐝𝐞𝐦 𝐉𝐚𝐬𝐡𝐚𝐫𝐢” 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧ë 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫


07/10/2021

Një numër prej 177,716 udhëtarë kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari gjatë muajit shtator. Në krahasim me muajin shtator 2020 kjo shifër tregon një rritje prej 126% ndërsa në krahasim me muajin e njejtë të vitit 2019 ka rënje prej 12%. Në periudhën janar – shtator të këtij viti përmes ANP “Adem Jashari” kanë fluturuar gjithsej 1,623,183 udhëtarë që përfaqëson një rritje prej 123% në krahasim me vitin 2020 dhe rënie prej 12% në krahasim me vitin 2019 me të njejtën periudhë të vitit.