Lajme 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢 𝐦𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐮𝐬𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐚𝐯𝐢𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐜𝐢𝐯𝐢𝐥


20/04/2021

Ka vazhduar edhe më tutje bashkëpunimi ndërshtetëror midis Autoriteteve të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Në kuadër të marrëveshjes dypalëshe, inspektorët e aerodromeve kanë pranuar ftesë zyrtare për ofrimin e përkrahjes profesionale kolegëve nga AACSH gjatë auditimit gjithëpërfshirës, si pjesë e procesit të certifikimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit bazuar ne legjislacionin e Republikës se Shqipërisë.Pas përfundimit të rishikimit të dokumentacionit të prezantuar nga aeroporti dhe përgatitës së listave kontrolluese nga AACSH, nga data 29 deri me 31 mars 2021 është realizuar auditimi i përbashkët certifikues, ku përveç departamentit të aerodromeve, kanë marrë pjesë të gjitha njësitë relevante të rregullatorit të aviacionit civil të Republikës së Shqipërisë, përfshirë departamentin e sigurimit, departamentin e shërbimeve të navigimit ajror, etj.Sa i përket departamentit të aerodromeve, në auditimin gjithëpërfshirës është planifikuar të verifikohen karakteristikat fizike dhe infrastruktura e aerodromit, ndriçimi aeronautik dhe ndihmesat vizuale, procedurat, pajisjet dhe stafi esencial për funksionalizimin e sigurt të aerodromit, përfshirë shërbimi për zjarrfikje dhe shpëtim, sistemi i menaxhimit të sigurisë, plani emergjent, shërbimi operimeve ne platformë, shërbimi i transportit të mallrave të rrezikshme, siguria e lëvizjes së automjeteve në fushën ajrore, mirëmbajtja e fushës ajrore dhe menaxhimi i rrezikut nga bota shtazore, si dhe kontrolli i pengesave në zonat mbrojtëse të aeroportit. Me 18 Prill, me ftesë të Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar (AACSH), përfaqësues të AACK kanë marr pjese në inagurimin e Aeroportit Ndërkombëtar te Kukësit “KUKËS International Airport” Flatrat e Veriut.