Lajme Vazhdon trendi i rritjes dyshifrore të trafikut të udhëtarëve në Aeroportin e Prishtinës


06/07/2016

Gjatë muajit qershor, 141,179 udhëtarë kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Kjo shifër përfaqëson një rritje prej 10.5% në krahasim me qershorin e vitit të kaluar kur në këtë aeroport u shërbyen 127,813 udhëtarë. Rritja në qershor vjen si vazhdimësi e shtimit të theksuar të numrit të udhëtarëve në muajt janar-maj në krahasim me të njëjtët muaj të vitit të kaluar.

Në periudhën janar-qershor të këtij viti përmes ANP “Adem Jashari” kanë fluturuar gjithsej 776,502 udhëtarë që përfaqëson një rritje prej 15% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

statistikat qer 2016