Lajme Takim me përfaqësuesit e Ambasadës Gjermane
26/10/2023
Zv. Drejtor i Përgjithshëm i AAC-së, Z. Arianit Islami, me bashkëpunëtorë ka pritur në takim të parë njoftues më dt. 25 tetor 2023 Zv. Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Z. Matthias Conrad dhe Z. Kushtrim Nimani, Zyrtar për çështje ekonomike në këtë Ambasadë.
Temë e diskutimit ishte procesi i shfrytëzimit të korridoreve të reja ajrore të Kosovës me Shqipërinë përmes pikave KUKAD dhe ARBER që pritet të ndodhë së shpejti. Shfrytëzimi i këtyre dy pikave do të ketë ndikim në shkurtimin kohës së fluturimit nga Evropa Qendrore dhe Perëndimore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, uljes së kostove operative të kompanive ajrore gjermane që operojnë në Kosovë si dhe në uljen e ndikimit në mjedis.
Palët shkëmbyen pikëpamjet e tyre mbi këtë proces ashtu që të përmbyllet pa vonesa shtesë. Palët u pajtuan të përcjellin zhvillimet në këtë drejtim dhe vazhdojnë bashkëpunimin e mëtutjeshëm drejt normalizimit të hapësirës së ultë ajrore të Republikës së Kosovës.