Lajme Shënjimi dhe ndriçimi i oxhakut në fabrikën ‘’Titan Sharr Cemi’’
18/03/2022
Me datë 17.03.2022, inspektoret e AAC-së realizuan një vizitë në fabrikën ‘’Titan Sharr Cemi’’, për të monitoruar ecurinë e punimeve për shënjimin e oxhakut në fabrikën ‘’Titan Sharr Cemi’’, që të jetë i dallueshëm për mjetet ajrore gjatë fluturimit.
Realizimi i këtij projekti me rëndësi të veçantë për sigurinë e aviacionit civil të Kosovës, është pjesë e procesit të bashkërenduar mes menaxhmentit të fabrikës ‘’Titan Sharr Cemi’’ dhe Autoritetit të Aviacionit Civil, për implementimin e dispozitave ligjore të Rregullores (AAC) ‘’Nr. 03/2019 për Shënjimin e Pengesave’’, ku përcaktohen procedurat për shënjimin e pengesave aeronautike me anë të shenjave vizuele dhe dritave në tërë territorin e Republikës së Kosovës me qëllim që ato të bëhen të dallueshme për mjetet ajrore gjatë fluturimit.
AAC mbetet e hapur të asistoj në interpretimin dhe implementimin e standardeve dhe dispozitave ligjore të Rregullores (AAC) ‘’Nr. 03/2019 për Shënjimin e Pengesave’’