Lajme Rritje signifikante e numrit të udhëtarëve në ANP Adem Jashari gjatë muajit janar
10/02/2022
Gjatë muajit janar ANP “Adem Jashari” ka shërbyer 194,207 udhëtarë, duke regjistruar kështu numrin më të madh të udhëtarëve të shërbyer gjatë muajit janar në krahasim me vitet e kaluara. Ky numër paraqet rritje prej 45% në krahasim me vitin e kaluar, 6% rritje në krahasim me vitin 2020 dhe 15% rritje në krahasim me vitin 2019 periudhën para pandemisë.
