Lajme Rritje dyshifrore e numrit të udhëtarëve edhe në nëntor
05/12/2016
Gjatë muajit nëntor, një numër preliminar prej 111,635 udhëtarëve kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Kjo shifër pasqyron një rritje prej 10.3% në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar kur në këtë aeroport u shërbyen 101,226 udhëtarë.
Në periudhën janar-nëntor të këtij viti përmes ANP “Adem Jashari” kanë fluturuar gjithsej 1,609,410 udhëtarë që përfaqëson një rritje prej 11.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.