Lajme Realizohen fluturimet e para në fushën e parë ajrore të regjistruar nga AAC-ja


19/06/2024

Për herë të parë në Kosovë u realizuan fluturime në një fushë ajrore si Aerodrom i Regjistruar nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës.

Fluturimet në “Fusha Ajrore Malisheva” në fshatin Banjë në Komunën e Malishevës u realizuan të shtunën, më 15 qershor 2024, me dy aeroplanë të huazuar dhe me përkrahje të Aeroklubit Shkupi nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ky organizim kishte për qëllim promovimin e Aviacionit të Përgjithshëm (General Aviation) dhe sensibilizimin e funksionalizimit të fushave ajrore në Kosovë për shfrytëzim nga pilotët dhe dashamirët e aviacionit.

“Fusha Ajrore Malisheva” u funksionalizua falë përkushtimit dhe punës se madhe të pilotëve Armir Qorrolli dhe Alushan Bajrami, me përkrahjen dhe bashkëpunimin e ngushtë të Komunës së Malishevës, MMPHI-së, AAC-së, ASHNA-s, dhe KFOR-it.

Fotot nga: kallxo.com