Lajme Raportimi i ndodhive
17/07/2020
Raportimi i ndodhive kontribuon në masë të madhe në identifikimin reaktiv dhe proaktiv të rreziqeve të sigurisë dhe ndikon në përmirësimin e masave të sigurisë.
Objektiv i vetëm i raportimit të ndodhive është parandalimi i aksidenteve dhe incidenteve dhe jo atribuimi i fajit apo i përgjegjësisë.
Raportet e ndodhive trajtohen në mënyrë konfidenciale me qëllim të raportimit sa më të plotë dhe të lirë nga komuniteti i aviacionit dhe mbrojtjen identitetin të individit i cili raporton.
Ndodhitë të cilat nuk janë të obliguara të raportohet me ligj, por e cila klasifikohet nga raportuesi si ndodhi që ka efekt në siguri, mund të raportohet në mënyrë vullnetare. Raportet vullnetare mund të dorëzohen në AAC duke përdorur këtë formular.