Lajme Marrëveshje e bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes
01/04/2021
Sot në ambientet e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Autoritetit të Aviacionit Civil.
Kjo marrëveshje ka për qëllim bashkëpunimin reciprok me interes të dy palëve në fushën e sigurisë së aviacionit, trajnimeve dhe operimeve të përbashkëta në vendin tonë.
Drejtori i Përgjithshëm i AAC-së z. Ejupi vlerësoi lartë marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy institucioneve duke shprehur përkushtimin e tij të plotë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Dy palët u dakorduan për intensifikimin e takimeve me synim të avancimit dhe adresimit të çështjeve që lidhen me aviacionin në Republikën e Kosovës.