Lajme Linja hekurudhore Prishtinë – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”


13/12/2023

Lajm i marrë nga ueb faqja e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI): https://www.mit-ks.net/sq/lajme/eshte-lajm-shume-i-mire-qe-linja-hekurudhore–prishtine—aeroporti-nderkombetar-adem-jashari–si-dhe-linja-r7-segmenti–banulle—carraleve–po-behen

ËSHTË LAJM SHUMË I MIRË QË LINJA HEKURUDHORE ” PRISHTINË – AEROPORTI NDËRKOMBËTAR ADEM JASHARI ” SI DHE LINJA R7, SEGMENTI ” BANULLË – CARRALEVË “, PO BËHEN

Organizuar nga Sekretariati i Perhershem i Komunitetit te Transportit, ne kuader te procesit te modernizimit te transportit ne gjashte (6) vendet e Ballkanit Perendimor, u mbajt takimi i Keshillit Ministror, ku bashke me ministrat e transportit nga shtetet fqinje, diskutuam progresin qe eshte bere ne rruge e hekurudha, lehtesimin e transportit, korridoret dhe lidhjen e shteteve te Ballkanit Perendimor.

Ne kete takim te frytshem qe tregoi se eshte bere shume progres, morem lajmin e mire qe linja hekurudhore \” Prishtine – Aeroporti Nderkombetar Adem Jashari \” si dhe linja R7, segmenti \” Banulle – Carraleve \” ,tashme jane perfshire ne rrjetin e TEN-t, dhe rrjedhimisht kemi qasje ne fondet e BE-se, ku prej tyre 50% jane grante per projekte hekurudhore dhe 40% per ato rrugore. 

Njeherit, prezantuam te arriturat tona rreth legjislacionit dhe direktivave te BE-se, progresin qe eshte bere ne hekurudha e rruge, e diskutuam per forma te reja te transportit, te munguar deri me tani, me kosto me te ulet dhe per ndikime sa me te vogla ne mjedis. U dakorduam qe te vazhdojme takimet koordinuese rreth synimeve afatgjata, ne menyre qe te arrijme objektivat e percaktuara, dhe te punojme se bashku drejt qellimeve te perbashketa.