Lajme Komunikatë për Media
13/03/2019
Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës informon opinionin se sot është zhvilluar greva një orëshe e paralajmëruar nga Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajrorë (SINKON) të Agjencisë për Shërbime të Navigacionit Ajror (ASHNA). Sipas vlerësimit tonë siguria e fluturimeve nuk është rrezikuar pasi që greva ishte paralajmëruar (me 8 shkurt 2019) në kohë adekuate nëpërmjet mesazheve aeronautike (Notice to Airmen (NOTAM)) në rrjetin aeronautik të telekomunikimeve (Aeronautical Fixed Telecommunication Netëork (AFTN)).
Gjatë kohës së grevës janë afektuar tre aeroplanë dy prej të cilëve janë detyruar të qëndrojnë në ajër në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut, ndërsa i treti ka arritur në kohën kur ka përfunduar greva.
Nëse greva vazhdon edhe ditëve në vijim siç është paralajmëruar, atëherë impakti i grevës në operime do të jetë si më poshtë:
Me 14 shkurt do të afektohen drejtpërdrejtë 6 fluturime
Me 15 shkurt do të afektohen drejtpërdrejtë 14 fluturime
Me 16 shkurt do të afektohen drejtpërdrejtë 28 fluturime
Me 18 shkurt do të afektohen drejtpërdrejtë 14 fluturime
Me 19 shkurt do të afektohen drejtpërdrejtë 2 fluturime
Pas datës 19 shkurt 2019, nuk dihen efektet e grevës pasi nuk kemi ndonjë informacion nga SINKON.
Duhet të theksohet fakti se nga vonesa e fluturimeve do të shkaktohet efekt zingjirorë edhe në fluturime tjera lidhëse për në vendet tjera.
Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës ju bënë thirrje institucioneve vendimmarrëse të Republikës së Kosovës, të ndërmarrin hapa konkretë për të adresuar në mënyrë meritore statusin e të gjithë nëpunësve të aviacionit civil të punësuar në Agjencinë për Shërbime të Navigacionit Ajrorë dhe në Autoritetin e Aviacionit Civil.
Zyra për Komunikim me Publikun