Lajme Janë nxjerrë dy rregullore nga domeni i sigurisë së fluturimeve
15/09/2020
Sot më datë 15 shtator 2020 Drejtori i Përgjithshëm i AAC-së ka nënshkruar dy rregullore të reja nga domeni i sigurisë së fluturimeve të cilat dalin si obligim i Republikës së Kosovës ndaj Marrëveshjes për Hapësirën e Përbashkët Evropiane të Aviacionit.
Rregulloret në fjalë janë:
Kjo rregullore zbatohet për ofruesit e shërbimeve të menaxhimit të trafikut ajror dhe navigimit ajror (ATM/ANS) si dhe operatorët e aerodromeve të cilët janë përgjegjës për përcaktimin e procedurave të afrimit (arritjes) në bazë të instrumenteve ose rutave të trafikut ajror, kur ato ofrojnë shërbime në hapësirën ajrore mbi territorin e Republikës së Kosovës, për të siguruar një kalim të qetë dhe të sigurt duke përdorur navigimin e bazuar në performancë.
Kjo rregullore ka për qëllim përditësimin e Rregullores (AAC) nr. 12/2015 për sa i përket listës së transportuesve ajror që janë të ndaluar të operojnë ose janë subjekt i kufizimeve operacionale në dhe mbi territorin e Republikës së Kosovës.