Lajme Drejtori i përgjithshëm i AAC- vizitoi sot Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Rashit Qalaj me bashkëpunëtorë.
22/03/2019
Prishtinë,22.03.2019
Drejtori i përgjithshëm i AAC-së me bashkëpunëtor vizitoi sot Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Rashit Qalaj me bashkëpunëtorë, me ç’ rast biseduan për bashkëpunimin e dy institucioneve në fushën e sigurisë së aviacionit, me theks në parandalimin e aktiviteteve të rrezikshme për sigurinë e aviacionit siç janë sulmet laserike përdorimi pa leje i dronëve. Drejtori Berisha e informoi Drejtorin Qalaj për detyrat dhe përgjegjësitë e AAC-së në fushën e sigurisë së aviacionit civil dhe për aktivitetet në drejtim të parandalimit të aktiviteteve të rrezikshme për sigurinë e aviacionit duke kërkuar përkrahje dhe mbështetje edhe nga Policia e Kosovës për luftimin e dukurive të rrezikshme. Drejtori Qalaj shprehu gatishmërinë e tij të plotë për bashkëpunim në të gjitha fushat e interesit reciprok dhe u pajtua që bashkëpunimi në mes të dy institucioneve në fusha të caktuara të rregullohet me marrëveshje bashkëpunimi.