Lajme Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës sot më datë 17.06.2022, ka pranuar Raportin e Auditimit për Pasqyrat Financiare
17/06/2022
Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës sot më datë 17.06.2022, ka pranuar Raportin e Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Republikës së Kosovës, per vitin 2021 me opinon te pamodifikuar. Raporti i pranuar nuk ka rezultuar asnjë gjetje dhe asnje rekomandim për kete periudhe kohore.
Si Drejtor i Përgjithshëm, mbetem i përkushtuar në angazhimin, respektimin dhe zbatushmërinë e plotë të akteve ligjore në fuqi. Profesionalizmi dhe përkushtimi janë gjithnjë prezent dhe japin performancë të mirë në ushtrimin e detyrave të zyrtareve të Autoritetit të Aviacionit Civil dhe për këtë i përgëzoj stafin përgjëgjes të AAC-së.
Poashtu, lidhur me rekomandimin në raportin e vitit të kaluar, Autoriteti i Aviacionit Civil ka zbatuar plotësisht këtë rekomandim.