Lajme AACK-ja certifikohet sipas ISO 9001:2008
30/04/2013
Pas ngritjes dhe implementimit të Sistemit për Menaxhim të Cilësisë, më 29 prill 2013, AAC është certifikuar nga Bureau Veritas për përputhshmëri të plotë me standardin ISO 9001:2008.
Përmes sistemit për menaxhim të cilësisë, tanimë të certifikuar, AAC e realizon në mënyrë më efektive dhe efikase detyrën primare të saj, rregullimin e sigurisë së aviacionit civil dhe atë ekonomik për aeroportet dhe shërbyesit e navigacionit ajror.
Si autoritet i certifikuar, AAC vërtetohet se gjatë gjithë kohës vepron në përputhshmëri me legjislacionin në fuqi dhe procedurat e dokumentuara të punës, të përshkruara në manualin e cilësisë dhe dokumentet tjera të ndërlidhura.