Lajme AAC organizoi provimin për testin e njohurive dhe certifikoi dy operatorë të Sistemeve të Mjeteve Ajrore pa Pilot (dronë) të Kategorisë 3 për operime në gjeodezi


03/08/2026

Në kuadër të aktiviteteve rregullatore të Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës, më 17 korrik 2026 u organizua provimi për testin e njohurive për Sistemet e Mjeteve Ajrore pa Pilot (UAS)  Kategoria 3. Pas certifikimit, operimet do të realizohen me dronin profesional DJI Matrice 400 RTK, i projektuar për misione të avancuara në fushën e gjeodezisë.

Provimin e kaluan me sukses Eugen Halimi dhe Erzen Halimi, të cilët më pas u pajisën me Certifikatat e Kategorisë 3 nga Autoriteti i Aviacionit Civil, duke përmbushur kërkesat ligjore dhe teknike për operime profesionale me sisteme të mjeteve ajrore pa pilot.

Certifikimi i operatorëve dëshmon përmbushjen e standardeve profesionale dhe rregullatore për zhvillimin e operimeve të sigurta me sisteme të mjeteve ajrore pa pilot, duke kontribuar në ofrimin e shërbimeve të specializuara në fushën e gjeodezisë.

Operimet e sistemeve të mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) rregullohen me Rregulloren (AAC) Nr. 01/2026 për Sistemet e Mjeteve Ajrore pa Pilot, e cila përcakton kushtet dhe standardet për përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të dronëve në Republikën e Kosovës.