Lajme Njoftim
16/12/2019
Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, z. Eset Berisha, sot nënshkroi Rregulloren (AAC) Nr. 07/2019 për ndryshimin e Rregullores (AAC) nr. 4/2017 sa i përket fshirjes së shablloneve për autorizimet e lëshuara për operatorët e vendeve të treta dhe për specifikimet e ndërlidhura. Qëllimi i kësaj Rregulloreje është ndryshimi i Rregullores (AAC) nr. 4/2017, me qëllim të zbatimin të Rregullores së Komisionit (BE) 2016/1158 të datës 15 korrik 2016, në rendin e brendshëm juridik të Republikës së Kosovës. Rregullorja në fjalë hynë në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit dhe mund të shkarkohet nga web faqja zyrtare e AAC-së.
Zyra për Komunikim me Publikun