Lajme NJOFTIM
09/12/2019
Sot me datën 09.12.2019 në përputhjet me obligimet ligjore është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit në mes z. Eset Berisha, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit te Aviacionit Civil dhe z. Mirsim Beqiri, Kryesues i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit ishte prezent Ministri i Infrastrukturës z. Pal Lekaj si dhe përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës – Departamenti i Aviacionit Civil, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, KHAIA dhe Zyra e Kryeministrit.
Me ketë marrëveshje do të bëhet ndarja e përgjegjësive në mes të dy institucioneve për hetim të aksidenteve dhe incidenteve aeronautike si dhe monitorimi i vazhdueshëm i të gjitha ndodhive të raportuara të aviacionit civil në vendin tonë.